Mjeti i përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Demir Backa në Fier nuk figuron i regjistruar as në Shqipëri, as në Kosovë, megjithëse targat e tij rezultojnë të vjedhura në Kosovë.

Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor raporton për “BalkanWeb” se policia shqiptare po bashkëpunon me policinë e Kosovës për identifikimin e mjetit të autorëve, i cili u dogj pak kilometra nga qyteti i Fierit, teksa rezultoi me targa të Kosovës.

Megjithatë duket se policia ndodhet në rrugë pa krye, pasi armët e gjetura në mjet, kallashnikovi dhe pistoleta nuk mund të identifikoheshin për shkak se e kishin të fshirë numrin serial.

Për ngjarjen policia vazhdon shoqërimet e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por ende nuk ka shkuar në një emër konkret si autor i dyshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb