Nënë e bir janë përcjellë sot për në banesën e fundit. Klaudia dhe Samuel Xhaferaj, që humbën jetën dje tragjikisht në një aksident të rëndë, ku mjeti Fuoristradë ‘Benz ML’ që drejtonte e reja humbi kontrollin dhe ra në Osum, do të prehen sot në varrezat e qytetit. Dy makina funerali përcollën arkëmortet me trupat e tyre të pajetë, për të lënë pas dhimbjen te familjarët e tyre. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruar për BalkanWeb në lagje ka pllakosur heshtja.

Burimet zyrtare të policisë kanë dalë në përfundimin se shkak për aksidentin e rëndë është bërë “pakujdesia në drejtimin e mjetit” nga vetë 25-vjeçarja,e cila kishte bërë fillimisht një parakalim të gabuar dhe më pas kishte humbur kontrollin, duke u përplasur me kangjellat e rrugës dhe më pas përfunduan në lumë.

Klaudia Xhaferaj kishte lindur në 17 qershor të vitit 1997 në fshatin Zhitom i Madh he në moshën 17-vjeçare ishte martuar. Për vite me radhë ajo dhe burri i saj jetuan me qira në Berat dhe para 4 vitesh blenë shtëpinë e tyre, në katin e pestë të një pallati ekzistues.
Klaudia kishte mbushur 25 vjeçe disa ditë parë dhe bashkëshorti i saj i kishte blerë edhe makinën si dhuratë për ditëlindje, një muaj para se të kishte festën. Ndërkohë, burime për gazetaren Eneida Petova thanë se nëna e dy djemve kishte 20 ditë që kishte marrë patentën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb