Anijet luftarake ruse kanë nisur të bombardojnë Mariupolin nga deti Azov, duke hapur kështu një front të ri kundër qytetit të rrethuar ukrainas.

Forcat tokësore ruse u raportuan gjithashtu se kishin luftuar drejt qendrës së qytetit, të cilin Human Rights Ëatch e përshkroi si “një peizazh ferri i ngrirë, i mbushur me trupa të vdekur”.

Në fronte të tjera, një zyrtar i Pentagonit konfirmoi raportet nga ushtria britanike dhe ukrainase se pushtimi rus ka ngecur kryesisht, i bllokuar nga morali i ulët, planifikimi i dobët dhe bllokimet e furnizimit. Ndërkohë një zhvillim të ri kemi edhe nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti Joe Biden do të nisë sot një tur takimesh që synojnë të forcojnë aleancën anti-Moskë përballë krizës serioze të sigurisë në Evropë.

Presidenti amerikan do të shpallë sanksione të reja ndaj politikanëve rusë dhe zbatim më të rreptë të dënimeve ekzistuese, thanë zyrtarët.

Ai do të marrë pjesë në samitet e NATO-s dhe të Këshillit Evropian dhe do të takohet me krerët e G7 përpara se të udhëtojë në Varshavë. Ai pritet të zbulojë planet për të vendosur trupa të mëtejshme dhe përforcime harduerike në shtetet e vijës së parë në krahun lindor të NATO-s.

Biden do të dëgjojë një kërkesë për mbështetje ushtarake të dorës së parë nga presidenti polak Andrzej Duda dhe do t’i tregohet shkalla e krizës humanitare në një vend që ka pranuar dy milionë refugjatë nga fqinji i tij.

Ai pritet të dëgjojë thirrjet në Poloni për një mision paqeruajtës perëndimor për të ndërhyrë në Ukrainë. SHBA dhe disa aleatë të tjerë kryesorë të NATO-s e kanë bërë të qartë se nuk e mbështesin një mision të tillë, apo vendosjen e një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, pasi kanë frikë se lëvizje të tilla mund të përshkallëzohen në konflikt të hapur me forcat ruse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb