PRISHTINE- Deputeti i “Nisma për Kosovën”, Haxhi Shala, ka theksuar se mocioni i mosbesimit të Qeverisë së Kosovës, ka nisur të marrë mbështetje, jo vetëm nga partitë opozitare, por edhe nga deputetë të partive që janë në pushtet.

Shala, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në InfoMagazinë të KlanKosova-s, ka thënë se shefat e grupeve parlamentare po mbajnë takime të përbashkëta, dhe se sipas tij, “po e harmonizojnë tekstin e mocionit”.

“Po punojmë me deputetët e pozitës dhe minoriteteve, që javën tjetër të jemi të gatshëm të procedojmë mocionin, dhe që pastaj të përcillet në seancë. Ne nuk kemi koordinim më asnjë parti në pozitë, por kemi koordinim me disa deputetë te Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe minoriteteve”, ka thënë ndër tjerash Shala.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb