TIRANË- Pas kërkesës së Partisë Demokratike për mocion për shkarkimin e kreut të Kuvendit kanë nisur tashmë procedurat. Pavarësisht faktit se kërkesa bëhet ndaj vetë drejtuesit të institucionit ligjvënës, Ilir Meta e ka pritur qetësisht kërkesën e Partisë Demokratike dhe pa e mbajtur asnjë ditë në sirtar ka nisur procedurat për shqyrtimin e saj.

Kerkesa e PD-se(1)

Sipas burimeve por edhe dokumentit që disponon Balkanweb, Meta menjëherë pas mbërritjes së kërkesës në Kuvend ka firmosur dhe ka iniciuar procedurën ligjore. Për këtë kërkesë të PD-së, Meta ka njoftuar edhe grupet parlamentare.

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend mocionin për shkarkim të kryetarit të këtij institucioni Ilir Meta. Në mocion renditen të gjitha arsyet përse demokratët mendojnë se Meta duhet të lërë postin që mban për ti hapur rrugë hetimeve.

 

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: