Nga veshjet me alga te këpucët me kërpudha, risitë janë në rritje me shpresën për të përmirësuar rekordin mjedisor të tanishëm të industrisë së modës.

“Nevojiten urgjentisht ndryshime në këtë sektor, që konsumon 93 miliardë metra kub ujë në vit, çliron 500 000 tonë mikrofibra plastike në oqean dhe përbën 10% të emetimeve globale të karbonit”, sipas Fondacionit Ellen MacArthur.

Projektuesja dhe studiuesja ndërdisiplinare e Nju Jorkut Charlotte McCurdy përdori alga që thithin natyrshëm karbonin për të bërë një pallto të papërshkueshme nga uji, pëlhura e së cilës ngjan si plastikë.

Tani për tani, veshje të tilla nuk shiten në dyqane. Ajo i sheh ato më shumë si një mënyrë për të treguar se veshjet “zero karbon” janë të mundshme.

Si pjesë e projektit të tyre Living Color, stilistët holandezë Laura Luchtman dhe Ilfa Siebenhaar po studiojnë ngjyrosjen e baktereve.

Disa mikroorganizma lëshojnë pigmente natyrale ndërsa shumohen dhe, nëse vendosen në pëlhurë, ato mund të ngjyrosin veshjet pa qenë i nevojshëm përdorimi i kimikateve toksike dhe ujit të rëndë.

Kompania start-up kaliforniane “Bolt Threads” së fundmi është bashkuar me Adidas, Lululemon, Kering dhe Stella McCartney për të zhvilluar Mylo-n, një lëkurë e bërë nga rrënjët e kërpudhave.

Stella McCartney prezantoi koleksionin e saj të parë Mylo në mars, kurse Adidas ka premtuar atlete me kërpudha deri në fund të vitit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb