Këto modele janë bërë njësh me pejsazhin që i rrethon, nga artisti dhe fotografi zviceran Filippo Ioco. Me trupat nudo, të pikturuara me dorë, ato fshihen në shkëmbinjtë e kuq dhe në pyje.

Artisti 47 vjecar ka shëtitur nëpër të gjithë botën në kërkim të kamuflimit perfekt. Nga San Juan Island National Historical Park të Washingtonit, tek Kodra e zjarrit në Nevada, deri në plazhet e Cala Rossa në Favignana.

Duke përdorur penelin, argjilën dhe tokën, Filippo impenjohet për nëntë orë për të pikturuar modelet nudo.

Një interes për nudizmin të cilit i ka bashkuar edhe pasionin për natyrën: ’Body Painting nuk është thjesht një foto mode, është shumë më tepër. Të pikturosh pyjet dhe shkëmbinjtë është gjëja më e vështirë, sepse nga larg shohim vetëm një ngjyrë të vetme, por nga afër dallohen nuanca pafund’ shpjegon Filippo, i cili tani po drejtohet në Antarktidë për setin e ri fotografik të Body painting.(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb