Reporterët që janë në kërkim të veturave të reja, ia kanë dalë që pikërisht në ditën e Halloween, ta fotografojnë modelin që besohet të jetë A45 AMG i ri.

Meqenëse është parë gjatë festës së njohur si të shtrigave, është quajtur si i frikshëm, transmeton Telegrafi.

Por, shikuar me kujdes, linjat e saj të egra dhe konstrukti i fortë nuk të japin ndjenjën e butësisë, por të tremës dhe drojës.

Modeli që është përfolur shumë në medie dhe është konfirmuar nga prodhuesi gjerman, është parë duke lëvizur me shtresat me kamuflazh nëpër rrugët e qytetit Nurburgring.

Sipas disa burimeve thuhet se do t’i ketë 357 kuaj/fuqi, por nuk bëhen të ditura detajet tjera të kësaj makine.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: