Supermodelet mund të mbahen sot si mishërim i bukurisë fizike. Por ka shumë femra që do thonin se këto modele nuk i përfaqësojnë ato. Njëra nga ata është modelja e kolme Diana Sirokai nga Londra, e cila po përpiqet të ndryshojë mentalitetin dhe pragjykimet e njerëzve rreth trupave të shëndoshë.

Ajo ka risjellë një foto të supermodeles me famë botërore Gigi Hadid. Fotoja është realizuar nga 22-vjeçarja 1 vit më parë si pjesë e koleksionit të pranverës 2017 të Stuart Weitzman.

Gigi ka pozuar tërëisht nudo duke mbuluar pjesët intime me duar dhe mbante veshur vetëm çizme.

Për versionin e Dianës, gjithçka është e njëjtë përveç ngjyrës së çizmave dhe formave trupore të modeleve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: