Vetëm disa orë pasi iu nënshtrua një operacioni tjetër plastik, Christina Asten Gurkani, modelja e OnlyFans dhe ndihmësja e Kim Kardashian, pësoi një atak masiv në zemër që shkaktoi vdekjen e saj.

Sipas Daily Mail, vdekja e 34-vjeçares e cila njihej në internet si “Asten” ka ndodhur të enjten e kaluar në spitalin ku ajo po shërohej nga një operacion që iu nënshtrua.

Familja e Gurkani po mbledh para përmes GoFundMe për funeralin e modeles, i cili është planifikuar për javën e ardhshme. Deri më tani, 3,540 dollarë nga rreth 40,000 dollarësh janë mbledhur, siç raporton gazeta britanike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Faqja GoFundMe përfshin një deklaratë emocionale nga të afërmit e 34-vjeçares, të cilët thonë se janë të shkatërruar dhe të tronditur nga ataku në zemër me pasojë humbjen e vajzës dhe motrës së tyre të dashur.

Më tej në deklaratë thuhet se nga autoritetet po kryhet një hetim për shkakun e saktë të vdekjes së modeles.

34-vjeçarja është përshëndetur me një postim në rrjetet sociale nga një kolege dhe modele në OnlyFans, e cila ka dhënë alarmin për rreziqet që shoqërojnë operacionet plastike.

Maria Magdalena, e cila ka pranuar më parë se është e varur nga operacionet plastike, ka shkruar për Kristinën: Nuk e njihja, por mbaj mend që herë pas here e shihja rastësisht në Instagram dhe mendoja se ishte shumë e bukur. Është shumë e trishtueshme që vdiq pas operacionit plastik”, ka shkruar ndër të tjera Mary Magdalen, duke shpjeguar se edhe ajo vetë dridhet nga ideja se mund t’i ndodhë diçka e rëndë sa herë që i dorëzohet bisturisë së operacionit të saj plastik. Së fundi, ajo u bëri thirrje fansave të saj që duan të ndjekin hapat e saj që të gjejnë një mjek të mirë për të kufizuar rrezikun e ndonjë gjëje të keqe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb