Chrissy Teigen konfirmon se po heq implantet e gjirit, teksa ndan një status dhe një foto në Instagram

“Përshëndetje. Unë postova një foton time duke bërë një test për COVID pasi do t’i nënshtrohem një operacioni. Shumë njerëz janë kuriozë, kështu që unë thjesht do ta them këtu; Unë po heq implantet e gjirit”, ka shkruar ajo.

“Ato kanë qenë të mira për shumë vite për mua, por thjesht dua të ndihem mirë në rrobat e mia. Pra, mos u shqetësoni për mua! Gjithçka do të shkoj mirë. Do të kem akoma gjinj”, vazhdoi ajo.

Në fillim të këtij viti ajo shënoi përvjetorin e 10-të të bërjes së implanteve të gjirit duke u shprehur më në detaje për operacionin dhe gabimin e bërë.
Në një intervistë me Glamour UK herët këtë muaj, Chrissy zbuloi se ajo bëri operacion gjoksin për t’u ndjerë më mirë me bikini.
“Po, bëra gjoksin tim kur isha rreth 20-vjeçare. Ishte më shumë për rroba banje. Mendova, nëse do të pozoj”, është shprehur modelja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb