TIRANE

Modelja e njohur shqiptare Vivian Canaj është bërë nënë për herë të parë. Siç është bërë trend tashmë, që lajmet e bukura jepen në rrjetet sociale, edhe modelja lajmëroi në Instagram se është bërë nënë e një djali.

  • foto galeri
  • foto galeri

Modelja ka publikuar një foto të duarve të familjes së saj të zgjedhur tashmë: mami, babi dhe djali i tyre. Vivian ka zbuluar edhe emrin e djalit të cilin e ka quajtur, Christian.

“15.11.2018 u bekuam me ndjesinë dhe dhuratën më të bukur në botë. Paç shkëlqimin e diellit çdo ditë të jetës shpirt i shpirtit tim Christian Meci”,-shkruan Vivian. Kujtojmë se Vivian ka kurorëzuar vitin që lamë fejesën e saj me partnerin që e njihte prej vitesh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb