Cila modele dominoi sfilatat e shtatorit? Njëzëri përgjigjemi: “Bella Hadid”. Ajo eci në 11 pasarela në Paris, ndërsa e pamë edhe në sfilata të shumta në Javët e Modës në Nju Jork, Londër dhe Milano. Dikush do të supozonte se pas një periudhe kaq stresuese, modelja do të bënte një pushim për t’u rikuperuar dhe pushuar larg vëmendjes së mediave. Kushdo që e besonte një gjë të tillë, me siguri do të kishte humbur një detaj të vogël, ditëlindjen e saj.

Më 9 tetor, kamera e pa në rrugët e Nju Jorkut me veshjen e saj të ditëlindjes, e cila siç e prisnim të gjithë ishte thjesht ikonë. Të dielën mbrëma, Bella shkoi në restorantin italian Lucali në Brooklyn me të dashurin Marc Kalman për të festuar ditëlindjen e saj të 26-të. Teksa kishin planifikuar të kalonin mbrëmjen vetëm, kur ajo hyri brenda e priste një surprizë. Miqtë dhe familja e saj ishin të gjithë aty për të festuar me të.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Darka romantike u kthye në festë, por për fat Bella ishte përgatitur me stil për të dyja. Pamja e saj e zjarrtë përbëhej nga një fustan midi trasparent me dantella (që ekspozonte të brendshmet e zeza), sandale argjendi me takë, syze dielli me lente të tejdukshme dhe çanta e saj e preferuar saten nga Amina Muaddi. Për të balancuar pamjen ultra-seksi, ajo e kompletoi ansamblin me një xhaketë biker lëkure të madhe, duke na dhënë edhe një arsye tjetër për ta konsideruar atë një ambasadore të lëvizjes Bikercore.

Sigurisht, Bella nuk ka përgatitur vetëm një look për ditëlindjen e saj. Më herët gjatë ditës, ata u mblodhën me miqtë dhe Kalmanin për të shijuar një drekë ditëlindjeje. Për festimet, Bella veshi një fustan xhins, të cilin e bashkoi me këpucë të zeza të sheshta (një kombinim që ka dashur kohët e fundit) dhe një pallto gri. Për sa i përket aksesorëve, ajo zgjodhi pjesë klasike, një gjerdan me perla nga Chanel dhe një çantë të madhe të zezë nga Mansur Gavriel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb