KINE – Mbrëmjen e djeshme në Kinë u zhvillua sfilata e engjëjve të “Victoria’s Secret”. Në pararelë sfiluan shumë modeleve të njohura si Bella Hadid, Alessandra Ambrosio, Romee Strijd dhe Candice Swanepoel, të cilat sfiluan në “Mercedes -Benz Arena” me të brendshme.

Për ta bërë këtë mbrëmje edhe më të paharrueshme në Kinë, ishin të ftuar për të interpretuar edhe Harry Styles , Miguel, Jane Zhang dhe Leslie Odom Jr. Por në skenë ndodhi edhe një incident i vogël me modelen Ming Xi.

Modelja kineze u rrëzua duke sfiluar në pasarelë. Por ajo nuk e ka vrarë mendjen shumë, u ngrit dhe vazhdoi të ecte me buzëqeshje në fytyrë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: