Futbollisti me origjinë kosovare Adnan Januzaj është vënë në qendër të mediave, pasi lajmit që doli se ka ngacmuar me mesazhe me përmbajtje erotike modelen e “X-Factor”, Emili Ueidman.

Modelja, e cila më herët ka pohuar se ka një lidhje me yllin e Mançester United, Antoni Marsial, i cili është i martuar. Teksa ka folur për “The Sun” modelja ka pohuar se ka marrë shumë oferta për të pasur marrëdhënie intime me Adnan Januzaj, Jesi Lingard, Nik Pauell si dhe Guillermo Varela.

Ndër të tjera 24¬vjeçarja ka tronditur klubin anglez me deklaratat e saj pasi ka thënë se sulmuesi i United ka bërë një udhëtim romantik me të në Paris në fillim të këtij viti. “Kam marrë mesazhe të panumërta nga ai dhe shokët e tij që kërkojnë të dalin dhe të shkojnë me mua”, -ka deklaruar ajo për “The Sun”.

Fill pas këtij lajmi, ka reaguar përfaqësuesi i Januzajt, i cili ka hedhur poshtë të gjithë versionin e modeles, duke shtuar se futbollisti nuk i ka çuar asnjëherë asnjë sms Emili Ueidman.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: