SHBA – Gisele Bundchen në librin e saj të ardhshëm “Lessons: My Path to a Meaningful Life”, flet për karrierën dhe për jetën e saj personale dhe historitë e dashurisë. Në të modelja tregon për brishtësinë e saj në të kaluarën dhe rilindjen që pësoi kur u njoh me bashkëshortin e saj aktual Tom Brady me të cilin ka edhe dy vajza.

Modelja në librin e saj nuk lë pa prekur dhe një pjesë të jetës së saj kur ishte e lidhur me aktorin e njohur, Leonardo DiCaprio.
Në një intervistë për “People” për të promovuar romanin autobiografik, modelja 38-vjeçare është hapur për publikun, duke treguar ankthet që ka pasur në vitin 2003, madje ka menduar edhe vetëvrasjen.

77th Annual Academy Awards Arrivals
77th Annual Academy Awards Arrivals

Ajo ka thënë se është ndjerë e “pafuqishme” në trupin e saj derisa pas disa vizitave te doktori, top modelja vendosi të rishohë stilin e jetës, përfshi dhe lidhjet e saj. Në atë kohë Gisele kishte një lidhje me Lenardo DiCaprio me të cilin ishte lidhur që në 1999. Të dy kanë pasur një lidhje tërhiq e mos e këput, dhe Gisele thotë se nisi të ndjehej “vetëm” pikërisht kur jeta e saj po transformohej, derisa u ndanë në vitin 2005.

Pas kaq shumë vitesh modelja 38-vjecare ka vendosur të ndajë me të gjithë momentet e saj më të tmerrshme të mbushur me dhimbje. Jeta e saj nga jashtë dukej sikur ecte për mrekulli por nuk paska qenë kështu për ish modelen e Victoria’s Secret. “Kisha gjithcka, por më dukej sikur mbytesha, më mungonte ajri. Kam menduar të hidhem nga ballkoni”- ka thënë ajo.

Nga ajo lidhje 38-vjecarja thotë se nuk ka pengje, përkundrazi më herët ajo ka thënë se ka pasur një lidhje të mirë me DiCaprio, duke shpjeguar se të dy kanë qenë shumë të rinj, janë rritur bashkë në shumë aspekte.

“Të gjithë ata që kalojnë në rrugën tonë janë mësues, vijnë në jetët tona për të na treguar diçka për veten tonë. Dhe mendoj se kështu ka qenë dhe kjo për mua: e nderoj për atë që ishte”, ka thënë Gisele.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb