TIRANE

Modelja Xhensila Pere ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, ku u diskutua studimi i INSTAT mbi virgjërinë e shqiptarëve.

Ish-finalistja e Big Brother tha, ndër të tjera se, sa i përket jetës së saj private, për momentin ka prioritet karrierën dhe nuk ka plane të afërta për krijimin e familjes. Ajo tha se kur të vijë ajo kohë do të jetë e gatshme edhe ta rritë e vetme, pa partner.

“Po përgatitem që në momentin që do sjell në jetë një fëmijë, të jem e gatshme ta rris edhe nëse ndodh që të mos kem pranë partnerin”,- sqaroi Xhensila.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb