Modelja Hana Noka ka bërë të ditur se i kishte shkruar një letër më parë Shtëpisë së Bardhë dhe Presidentit amerikan Joe Biden, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, modelja zbuloi se Biden i ka kthyer asaj letrën, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale.

Në letrën që ajo ka publikuar, Presidenti Biden e falënderonte shqiptaro-amerikanen për idetë dhe gjërat që ajo i kishte ndarë në letrën e nisur drejt tij, duke shtuar se gjërat e tilla janë një inspirim për të.

“Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan.


Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”, thuhet në letrën që ajo ka marrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: