TIRANE

Modelja shqiptare Greis Petroviç na prezanton për herë të parë vajzën e saj. Emel erdhi në jetë 5 muaj më parë. Modelja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku tregoi për ndjenjën më të bukur në botë, atë të qenit nënë.

Vogëlushja ishte veshur e zbukuruar me ngjyrat e flamurit dhe, për çudinë e të gjithëve qëndroi pa bërë shumë naze edhe në studion e Rudinës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Muajt më të bukur, është një lumturi e papërshkrueshme, nuk mund të them shumë të lodhshme, ose mbase ngaqë isha përgatitur shpirtërisht”, – thotë Greis për muaj e parë me të bijën.

Meqenëse ka një mbesë 5-vjeçare, e ndiente veten pak më të përgatitur në fushën e mëmësisë, madje për shkak të saj, shumë njerëz e dinin se Greis po bëhej nënë për herë të dytë: “Kishte nga ata që më uronin për së dyti, që e dinin se unë e kisha një vajzë”, – tregon Greis me të qeshur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb