TIRANE – Një suprizë e organizuar në mënyrë perfekte nga stafi i ‘Top Show’ për një nga moderatorët më të dashur për publikun, Alban Dudushi. Teksa po prezantonte, një video material për aktoren e madhe Tinka Kurti, papritur pa veten e tij në ekran, në të cilën shfaqej rrugëtimi 17 vjeçar në TV.

507c42d257ecb2ff5aa807b829fcf0e6

Nuk e dinte se çfarë po ndodhte, por më pas e kuptoi që ishte një dhuratë shumë e bukur për 45 vjetorin e ditëlindjes. Pas asaj surprize për Albanin, qëndronte sigurisht bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, ndonëse nuk donte që t’ia rrëmbente vëmendjen dhe qëndroi në prapaskenë.

Alban-dudushi

Por në fund të mbrëmjes, Bieta na bëri edhe një dhuratë shumë të bukur. Ajo zgjodhi 45- vjetorin e Albanit për të na zbuluar të plotë fytyrën e djalit të tyre, KroiArt.


(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: