TIRANE

Pas Hanës së Mozzik dhe Loredanës, një tjetër figurë e njohur e ekranit është bërë baba për herë të parë. Moderatori nga Kosova, Labinot Gashi është bërë baba për herë të parë.

Lajmi e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi të ëmbël në Instagram ku na tregon se ka ardhur në jetë vajza e tij. I emocionuar sa më s’ka Labi është pafund i lumtur me statusin e ri të babait.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Çfarë emocionesh e gëzime të pa përshkruara kemi sot, Qëndresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin Prindër, nga sot në mesditë. Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk më shkoj mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional… Për pak kohë të mbajta në krahë dhe mora dashurinë më të madhe të kësaj bote. Engjëll, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi po të kalojmë jetën bashkë. Faleminderit Zot!- shkruan Labinoti në Instagram.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb