TIRANE- Moderatorja historike e “Big Brother” i ka munguar formatit të këtij viti. Arbana Osmani, që në fillim të vitit të shkuar lajmëroi se do të braktiste përkohësisht televizionin për t’iu përkushtuar fëmijës që po priste.

Ledion Liço, prezantuesi simpatik, shkëlqeu në këtë edicion.

Megjithatë një lajm i mirë na vjen: “Big Brother 9”, vitin e ardhshëm do të vijë përsëri nën drejtimin e Arbana Osmanit. Që pas lindjes së djalit, prezantuesja është bërë pjesë e eventeve publike si edhe e spektakleve të ndryshme në “Top Channel”.

Ajo që kemi vënë re është se, edhe pse ka pak kohë që ka sjellë në jetë Jonin, Arbana gëzon linja perfekte. E pas natës së djeshme finale, ajo që pritet me shumë kërshëri është rikthimi i saj edhe njëherë në formatin aq shumë të dashur për publikun.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb