SHBA

Moderatorja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres njoftoi se ka rezultuar pozitive për Covid-19. Përmes një postimi në Twitter, DeGeneres tha se ndihej “mirë tani”, dhe shtoi se do të “rikthehej” pas pushimeve.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju bëj me dije të gjithëve se kam rezultuar povitiv me Covid-19. Për fat të mirë, po ndihem mirë tani. Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar për të bërë testin dhe se unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e CDC-së. Do të shihemi përsëri të gjithë pas pushimeve. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, ka shkruar moderatorja.

Sipas produksionit që ajo drejton, Ellen e ka transmetuar emisionin e saj, duke respektuar protokollet e Covid-19 dhe ende nuk dihet se ku është infektuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: