Moderatorja simpatike Elona Duro, pas lajmit se është në pritje të fëmijës së saj së parë, lidhjen disa vjeçare me Lorenc Ogën e ka kurorëzuar me martesë.

Elona 2

Ajo është celebruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj në një ceremoni të ngushtë familjare. Edhe këtë herë Elona është shfaqur e qeshur dhe plotë humor. S’kishte si të ishte ndryshe në ditën më të rëndësishme të jetës së saj.

Elona 2

Elona është ngjitur në tarracën e Bashkisë së Tiranës për të kurorëzuar martesën e saj, ku të ftuar kishte edhe personazhe të njohur të showbizzit dhe kolegë të saj si Alban Dudushi, Bieta Sulo, Vilma Masha, Jonida Aliçkolli, Ervin Kurti, Landi Hysi, Dojna Mema, e të tjerë, të cilët nuk kanë ngurruar të postojnë momente nga ceremonia në rrjetet sociale.

Elona 1

Ceremonia ishte mjaft e këndshme, ku nuk kanë munguar as batutat e të qeshurat…kjo nuk është për t’u çuditur duke njohur karakterin e Elonës, shkruan Blitz.al.

Elona 3

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb