TIRANË

Prania dhe fjalët e babait të Indrit Çelës, 26-vjeçarit që u vra më 22 gusht në Tiranë për shkak të një problemi me kondicionerin që kishte vendosur në një familje në zonën e “Myslym Shyrit”, kanë shkaktuar jo pak emocione dhe tronditje. Ata që e kanë pasur më të vështirë kanë qenë stafi i emisionit “Me zemër të hapur” në News24 dhe moderatorja Evis Ahmeti.

Idajet Beriqi
Idajet Beriqi

Ajo është përlotur disa herë gjatë rrëfimit të babait, xhaxhait dhe motrës së Indrit Çelës e kjo nuk mund të mos vihej re. Avokati Idajet Beqiri ia ka vënë në dukje këtë fakt Evisit, madje duke u shprehur se nuk e kishte parë kurrë kaq të trishtuar.

“Evis ule dorën se do ta mbaroj unë. Të them unë kur ta mbaroj. Unë e di që ti sot je në atë gjendje që është ai babai atje dhe ti sot si e ke mbajtur veten unë e di. Unë po të shikoj, kaq të trishtuar kurrë në jetë s’të prandaj lëre ta mbaroj shpejt”, tha avokati Beqiri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb