TIRANE

Dojna Mema është larguar ‘Top Channel’. Moderatorja shqiptare zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit në ‘Instagram’ ku konfirmoi një herë e mirë se nuk do jetë më as moderatore e as autore e “Pop Culture”.

E pyetur rreth kësaj çështjeje, moderatorja shkruan se gjithçka ka një fillim dhe një fund. Jo, nuk do jem më autore dhe moderatore e ‘Pop Culture’ meqenëse është një pyetje në dy. Ka qenë një program që e kam dashur shumë dhe uroj të kem përcjell të njëjtën gjë edhe tek ju. Gjithçka ka një fillim dhe një fund. E rëndësishme është t’i bëjmë gjërat me vërtetësi dhe dëshirë. Ju përqafoj.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: