Atmosfera e festave e sjell më herët gëzimin. Moderatorja Gerta Gixhari ka mirëpritur grupin e xhirimit të “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe. Ajo thotë se i nis përgatitjet që në tetor e pemën e Kritlindjeve fillon ta zbukurojë nga muaji nëntor. Partneri i saj, Iljaz Labi duket se e mbështet gjithë entuziazmin e saj dhe fëmijën që i zgjon brenda vetes festa duke thënë se i ka për kënaqësi tekat e saj.

Gerta tregon se këndi i preferuar i familjes është oxhaku, aty ku mblidhen së bashku për të ngrënë apo edhe biseduar me njëri-tjetrin. Gixhari nënë e dy djemve shprehet e kënaqur me rolin e partnerit të saj duke thënë se e sheh si një shembull shumë të mirë për fëmijët, ndërsa vetë Labi shton se duket se ata do ia kalojnë atij për mirësjellje me gratë e tyre. Gerta dhe Iljazi kanë 20 vite që bashkëjetojnë, tani “beqarë” të dy bashkë të lumtur. Intervista mbyllet me urimet, e kryesorja për ta është shëndeti e mbarësi në punë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb