TIRANE

Brunilda Lahe është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja me atë të një statusi të postuar në rrjetet sociale. Ardhja në jetë e së bijës ishte e papritur edhe për vetë Brunën, e cila e kishte caktuar ditë tjetër lindjen.

Me sa duket, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit dhe vogëlushja ka vendosur të vijë në jetë më shpejt. Ajo ka lindur dje, ditën e hënë dhe përveç momentit kur do të vinte në jetë, vogëlushja ka zgjedhur vetë edhe emrin e saj, Hana.

Untitled 7
Untitled 7

“Jam bërë nënë! Faleminderit Zot për këtë bekim! Mesa duket kam sjellë në jetë nje vajzë që do të bëhet një grua me karakter të fortë e ide të qarta. Une dhe babi i bebushes me gjinekologen @jolalulo kishim planifikuar, tjetër ore, tjetër datë, tjeter shenjë horoskopi. Kisha nje liste me emra ku secili mund te ishte i duhuri. Vetem kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori para sysh asgjë nga këto. Zgjodhi ditën e saj të lindjes: e hënë. Orën e saj: mbremje, ku nje gjysmehene mistike, magjepsese shnderiste. Kështu ishte vetë ajo qeëzgjodhi edhe emrin e saj: HANA. Kuptimi i këtij emri në vende të ndryshme të botës sikur është enkas për të: Hir i Zotit, e para, e lulëzuar, lumturi. Mirë se erdhe mes nesh #HANAMETA mami dhe babi mezi po të prisnin të kapnin dorën tënde për të mos e lëshuar me asnjëhere.
Faleminderit me zemër të gjithëve që asistuat në lindjen time! Ju faleminderit të gjithëve ju që e keni bërë të bukur këtë rrugëtim timin me fjale të bukura e gjeste të kujdesshme. Faleminderit per çdo urim paraprakisht! Si nje mama e re jam e mirekuptuar besoj nese nuk u pergjigjem dot në kohë secilit.???”-shkruan gazetarja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: