Moderatorja Einxhel Shkira ka bërë një thirrje të fortë lidhur me këngëtarin kosovar Majk, i cili shpesh herë është vënë në qendër të vëmendjes nga mediat për shkak të jetës personale.

Teksa ishte e fituar në “Thumb” bukuroshja është pyetur lidhur me faktin nëse me rastin e festave të fundvitit do t’i jepte një dhuratë Majkut apo një kuti bosh. Einxhel zgjodhi mos t’i jepte gjë këngëtarit, ndërsa më tej bëri edhe një deklaratë të befasishme, duke u dhënë dhe një këshillë vajzave.

“Nuk na ka pëlqyer fakti që Majku mohoi djalin e tij dhe më pas ishte po ai që postoi foton me djalin dhe tha gjëja më e shtrenjtë. Më fal Majk, kur e bërë nuk e dije që e bërë ti atë gjë… jo ë? Femra rrini larg Majkut sepse mesa duket Majku ka probleme me indietro. Kështu që Majk për 2017-ën nuk ke dhuratë, por të këshilloj në 2018-ën, freno!”, tha moderatorja.

Kujtojmë se Majk ka një djalë me ish-të dashurën e tij modele, Majlinda Zeka. Po ashtu, mediat kosovare pak ditë më parë shkruanin se Mjak mund të bëhet sërish baba, pasi kishin siguruar disa foto ku ai dhe e dashura e tij e re, Melita Nushi, dilnin nga një klinike gjinekologjike.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: