Nevina Shtylla është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi emri i saj është përdorur për qëllime mashtrimi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Këtë e ka bërë me dije, vetë moderatorja përmes postimeve në ‘Instagram’, ku ka publikuar dhe bisedën ku një individë ka përdorur emrin e saj për qëllime mashtrimi, për të përfituar produkte falas në këmbim të reklamimit.
“Bëni kujdes, nëse ju ka kontaktuar ky numër bllokojeni pasi nuk është i imi. Ka dalë një modë e re që kontaktohen biznese në emër të personazheve dhe u kërkohen produkte falas në këmbim të reklamës. Nuk jam unë emri i vetëm i cili është përdorur, ndaj bëni kujdes. Shpresoj mos të ketë rënë njeri pre e këtij mashtrimi”, shkruan Nevina

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb