Edhe pse moderatorja Bora Zemani i tregoi të gjitha, duke konfirmuar se për momentin nuk ka ndërmend një bashkim, duket se aktori Donald Veshaj s’ka ndërmend të ndalet.

Ai po bën të gjitha përpjekjet për një bashkim me moderatoren dhe shumicat prej tyre, i bën edhe publikisht.

Aktori ka qenë në një koncert në Gjakovë mbrëmjen e djeshme me Romeo Veshajn dhe Elgit Dodën ku mes të tjerash ka kënduar edhe këngën “Ku je” të Elgitit. Kjo këngë është pjesë e triologjisë së dy çunave që janë shkruar nga Donaldi.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale Donaldi pyet të pranishmit se për kë është kënga dhe të gjithë njëzëri thonë: “Bora” teksa më pas ai i kërkon t’i bëjnë tag. Duket se aktori po tenton ‘t’ia marrë kalanë nga brenda’ prezantuese përmes fansave që duan rikthimin e tyre.

Kujtojmë se në një reagim në rrjete sociale, Bora tha se nuk është e vërtetë që po sjellin këngë, të jenë të ftuar në emisione apo të jenë takuar, por pranoi se Donaldi ka kërkuar sistematikisht falje.

“Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambientet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisionin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!”– shkruante Bora mes të tjerash.

Ndërkohë, pak ditë më parë Donaldi në një status në Instastory shprehej se ka kërkuar falje dhe se po pret që të shkrihet ‘bora’. “Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, -shprehej aktori

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb