Kompania Moderna, ka njoftuar se doza përforcuese e vaksinës kundër COVID-19 është efektive ndaj variantit Omicron.

Gjithashtu kompania sqaroi se ende po planifikon që të zhvillojë një vaksinë posaçërisht për të krijuar mbrojtje kundër këtij mutacioni të ri, kur pritet që provat klinike të arrijnë në përfundim vitin  ardhshëm.

Më tej sqaron se dy doza të vaksinës së saj prodhojnë antitrupa neutralizues të ulët kundër Omicron, ndaj dhe është e domosdoshme një dozë përforcuese pasi rrit antitrupat .

Më tej Dr. Paul Burton tha se i takon qeverisë dhe rregullatorëve që të shqyrtojnë nivelin e mbrojtjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb