Asambleja Kombëtare ka marrë disa vendime sot, një prej tyre edhe për ngritjen e një grupi pune për hartimin e një platforme për modernizimin organizativ të Partisë dhe Statutin e ri të PS.

Grupi do të drejtohet nga Taulant Balla dhe ka 9 anëtarë, mes tyre Alfred Peza, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti etj.

VENDIMI
Bazuar në zhvillimet politike, ekonomike e sociale të vendit, në ndryshimet që kanë sjellë reformat e ndërmarra nga qeveria e maxhorancës socialiste dhe domosdoshmëria e pasqyrimit të këtyre realiteteve në strukturën organizative të partisë dhe në ndryshimin e disa rregullave e normave me synim modernizimin organizativ dhe rritjen e veprimit politik e elektoral të strukturave të Partisë;
Asambleja Kombëtare e Partisë;

VENDOSI
1. Të ngrihet Grupi i punës i AK të PS për hartimin e platformës për modernizimin organizativ të Partisë dhe Statutin e ri të PS, i cili të drejtohet nga shoku Taulant Balla, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë dhe të përbëhet nga:
1. Arben Pëllumbi
2. Alfred Peza
3. Bledar Çuçi
4. Blerina Gjylameti
5. Elisa Spiropali
6. Ilir Beqaj
7. Laert Duraj
8. Senida Mesi
9. Teuta Vodo

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb