SPANJË

Lojtari i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modriç u kurorëzua mbrëmë me çmimin e “Topit të Artë” duke thyer kështu dominimin e dyshes që la gjurmë në historinë e futbollit botëror.

Kroati mori shumicën dërmuese të votave nga gazetarë në të gjithë botën dhe hegjemonia  Mesi-Ronaldo tashmë ka një “post-bllok” i njohur me emrin Luka Modriç.

Pas triumfit, klubi i Barcelonës duket se nuk e ka përjetuar mirë çmimin e fituar nga kroati, sepse Real Madrid barazoi katalanasit për numrin e “Topave të Artë” të marrë përgjatë historisë.  Skuadra spanjolle numërojnë nga 11 trofe të tillë, ku 5 nga të dyja kampet janë fituar nga Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb