Real Madrid dhe Manchester City barazuan 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Para takimit të dytë që do luhet në Manchester, ka folur lojtari i madrilenëve, Luka Modric.

“Jemi afër të bëjmë diçka historike. Mendoj se të gjithë këta tituj të fituar tashmë flasin shumë për ne. Megjithatë, ndjesitë janë shumë të mira dhe ne do të duhet të shijojmë momentin. Gjëja më e rëndësishme për këtë grup është se ne jemi të bashkuar”.

Për ndeshjen e parë dhe për individët: “Ka lojtarë si Vini dhe Rodrygo që kanë treguar se dinë t’i zgjidhin këto ndeshje, por më e rëndësishmja është skuadra. Mendoj se ata ishin më të mirë se ne në 20 minutat e para të ndeshjes së parë, por më pas ne luajtëm mirë”.

Motivimi: “Ndjesitë janë shumë pozitive, duhet ta shijojmë këtë lojë në maksimum, kjo që po bëjmë është diçka e mrekullueshme dhe duhet të shijojmë momentin. Do të ishte finalja e gjashtë e Ligës së Kampionëve, por motivimi kryesor është të luajmë një ndeshje të tillë me fanellën e Real Madridit, do të japim gjithçka, madje edhe më shumë sesa mendojmë se mundemi. Jemi pranë arritjes së diçka-je historike. Detajet do të bëjnë diferencën dhe për këtë jemi këtu, për të arritur një tjetër finale” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: