Kylian Mbappe rinovoi me PSG, duke refuzuar kështu kalimin te Real Madrid. Të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar zgjedhjen e francezit, ndërsa për t’i dalë në krah atij ka menduar mesfushori i madrilenëve Luka Modriç. Modriç, në një intervistë të dhënë për Sportske shprehet se sulmuesi ka të drejtë të vendosë çfarë të dojë, e nuk nguron të cilësojë si një lojtar i madh.

“Mbappe vendosi ashtu siç vendosi, kjo është e drejta e tij dhe tani ai jeton me atë vendim.Të gjithë menduam se do të vinte tek ne, nuk ndodhi dhe – tani çfarë? Epo, ne nuk do ta kryqëzojmë djaloshin.Mbappe është një lojtar i madh, por siç e përsëris gjithmonë, në çdo kontekst, asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se klubi. Reali është më i madhi, mbi çdo lojtar dhe kështu do të jetë gjithmonë.

Kush e di se çfarë mund të ndodhë nesër, e lëre më pas tre apo katër viteve në futboll? Vetëm koha do ta tregojë” – tha ai.

 

Mabppe
Mabppe

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: