Mesfushori kroat Luka Modriç, ka arritur një kontratë të re me drejtuesit e Real Madridit për rinovimin e kontratës, duke u dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

“Marca” ka bërë të ditur të enjten se Modriç me rinovimin e kontratës, do të jetë pjesë e Real Madridit deri në qershor të vitit 2021. Mësohet se zyrtarizimi i rinovimit të kontratës do të bëhet në fund të këtij muaji.

Modriç, kishte kontratë me Real Madrid deri në vitin 2020. Ai këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tetë herë në 46 ndeshje në të gjitha garat. Kroati bëhet mesfushori i dytë pas Toni Kroosit që rinovon kontratën me Realin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb