Luka Modriç pas asaj ndeshje historike me të cilën siguruan finalen e botërorit, ka gjetur kohë për të folur për ish-shokun e tij tel Real Madridi, Cristiano Ronaldo.
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç ka falënderuar Cristiano Ronaldon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në klub.
Modriç, i cili është kapiten i Kroacisë që do të luaj në finale të Botërorit të dielën, ka shprehur zhgënjimin e tij për largimin e portugezit.
“Dëshira e ime për Cristianon ishte të qëndronte. Ai është unik dhe është keq që është larguar”, tha para gazetarëve 32 vjeçari pas fitores në gjysmëfinale kundër Anglisë.
“E Kam falënderuar atë për gjithçka që ka bërë në Real Madrid. I uroj gjithë të mirat.”
Për momentin, Modriç ka thënë se është i fokusuar për të ndihmuar Kroacinë që ta mposhtë Francën dhe vendi i tij ta fitojë Botërorin për herë të parë.
Ish futbollisti i Tottenhamit është lavdëruar shumë nga trajneri Zlatko Daliç por ka thënë se nuk i intereson a do të jetë ai lojtari më i mirë i këtij Botërori.