Luca Modric nuk është në formacionin titullar të Real Madrid për Superkupën e Europës ndaj Atletico Madrid. Ky detaj ka bërë që shumë të besojnë se kroati është tashmë drejt transferimit te Inter, tifozët e të cilës po presin me padurim.

Për të mësuar më shumë rreth këtij kalimi do të duhet të presim deri nesër, ditë e cila sipas mediave në Spanjë por edhe në Itali, Real Madrid dhe Modric do të vendosin përfundimisht se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit.

Ndërkohë sot, një nga gazetarët më afër klubit madrilen ka shkruar se Modric tashmë është joshur nga zikaltërit dhe do të bëjë të pamundurën për të kaluar në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb