Luka Modric dhe Real Madrid janë kthyer në një binom fitues, një marrëdhënie e cila do të vijojë, të paktën edhe për një tjetër vit.

Klubi spanjoll, me anë të një njoftimi për mediat, ka zyrtarizuar gjetjen e akordit me mesfushorin kroat për të rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2023.

Modric
Modric

Palët kanë rënë dakord për gjithçka, madje mund ta zgjasin sërish kontratën, gjithnjë nëse Modric e dëshiron diçka të tillë, ose të zgjedh një post si drejtues në klubin ku ka bërë historinë duke fituar 5 herë Champions League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: