Shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini i kërkoi të martën BE-së që të dërgojë sërish luftanijet në Mesdhe për t’i mundësuar operacionit ushtarak “Sophia” që të luftojë kundër trafiqeve të armëve dhe naftës në Libi.

“Pa anije, Sophia nuk është në gjendje të përmbushë misionin e saj që përkon me respektimin e embargos mbi armët dhe mbi naftën në Libi”, theksoi ajo gjatë një debati në Parlamentin Europian në Strasburg.

“Kjo është në përgjegjësinë e shteteve anëtare, është zgjedhja e tyre. Shpresoj se ata do ta rimendojnë në javët që vjen”, vazhdoi ajo./ATSH

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: