BRUKSEL

Përfaqësueseje e lartë e BE-së, Frederica Mogherini  ka folur për vendimin e Këshillit të Evropës, i cili bllokoi aspiratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. Ajo e cilësoi si një gabim historik mos-hapjen negociatave.

“Dy vendime të rëndesishme dhe një gabim historik.Krerët e Shteteve dhe Qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të bërë nga të dy vendet dhe kundër mendimit të Komisioni Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të korrigjohet sa më shpejt të jetë e mundur”-tha ajo.

Duke besuar fort se gabimi i BE-së ndaj dy vendeve (Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut) do të rregullohet sa më shpejt të jetë e mundur, diplomatja Frederica Mogherini gjithashtu u ndal edhe tek disa tema të tjera të nxehta, përfshirë sulmet ushtarake të Turqisë mbi  Sirinë dhe “Brexit” mes Anglisë me BE.

“Këshilli mori dy vendime të rëndësishme: miratoi marrëveshjen e re me qeverinë e Londrës për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian; dhe konfirmoi vendimet që kishim marrë të hënën me ministrat e jashtëm për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri. Përgjigja jonë ndaj sulmit të Ankarasë ndaj kurdëve sirianë ishte e fortë dhe e bashkuar. Jo vetëm që kemi dënuar ndërhyrjen, por kemi vendosur që Shtetet Anëtare do të ndalojnë shitjen e armëve në Turqi – secila në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar – dhe ne kemi miratuar sanksione ekonomike në përgjigje të veprimtarive turke jashtë bregdetit të Qipros”-thekson ajo.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: