Ylli i Liverpool, Mohamed Salah është infektuar nga COVID-19. Gjatë grumbullimit me Egjiptin ai ka rezultuar pozitiv teksa bashkëlojtarët e tij negativ.

Ndërkohë infektimi i Salah thellon problemet tek Liverpool, pasi disa lojtarë mungojnë pikërisht se janë pozitivë me COVID-19 apo janë të dëmtuar.

Duket se Klopp duhet t’i bëjë planet ndryshe pas ndërprerjes për shkak të ndeshjeve kombëtare, pasi Virgin van Dijk dhe Joe Gomez i ka mungesa afatgjata kurse të tjerët i pret për t’u rikthyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb