Liverpuli kryeson renditjen në Premier League, por ai që duket se stonon në ecurinë e këtij sezoni në skuadrën e Jurgen Klop është Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian është shumë larg numrave që e kanë rrethuar gjithmonë. Mjafton të përmendësh faktin se në nëntë ndeshjet e luajtura në vitin 2019, mes kampionatit anglez, Kupës së Federatës dhe Champions League, ai ka shënuar vetëm katër gola. Këto shifra shqetësojnë Liverpulin, ndërsa ushqejnë edhe lajmet e fundit në mediat angleze.

Big 1551117607 Kome To Salah Daje Golove Trofej Je U Vidokrugu Ali Liverpool Posustaje
Big 1551117607 Kome To Salah Daje Golove Trofej Je U Vidokrugu Ali Liverpool Posustaje

Sipas tyre, rendimenti i Salah ka vënë në lëvizje klubin e kuq, i cili po studion mundësinë për të gjetur një zëvendësues në merkaton e verës. Më shumë se kaq. Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet britanike, Liverpuli e ka gati një listë.

Nintchdbpict000456895372
Nintchdbpict000456895372

Në krye të saj qëndron Luka Joviç, sulmuesi i serb i Eintracht Frankfurt, i cili kërkohet nga gjysma e Europës, ndërsa ditët e fundit flitet se Barcelona është shumë pranë tij. Futbollisti 21 vjeçar vlerësohet 60 milion euro dhe në fund të këtij sezoni parashikohet një ankand shumë i fortë nga klubet më të mëdhenj për të marrë shërbimet e tij.

 103773898 Gettyimages 1032059444
103773898 Gettyimages 1032059444

Po ashtu, në listën e Liverpulit është edhe emri i sulmuesit izraelit Moanes Dabour. Futbollisti që luan me Salzburg ka një mesatare të shkëlqyer golash në këtë sezon me skuadrën austriake, çka ka bërë që shumë klube të rrisin interesin në drejtim të tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb