Ashtu si Real Madrid po përpiqet të marrë Kylian Mbappe, edhe PSG po tenton të rrëmbejë një prej sulmuesve më të mirë aktualisht në qarkullim, një goleador të vërtetë. Bëhet fjalë për egjiptianin Mohamed Salah të Liverpool.

Kjo do të ndodhë vetëm në rast se Mbappe do të largohet nga PSG. Drejtuesit parizienë po ndjekin hap pas hapi zhvillimet në merkato dhe për çdo rast kanë në shënjestër edhe Salah, i cili e ka nisur sezonin në mënyrë të mundshme.

Dhjetë gola dhe pesë asist për sulmuesin egjiptian në këtë sezon të Premier League, askush si ai në pesë ligat kryesore evropiane. Vetëm në ndeshjen e fundit Salah shënoi 3 gola dhe dha sy asiste, duke bërë që Liverpool të fitonte 5-0 në “Old Trafford” ndaj Manchester United.

Edhe Salah, ashtu si Mbappe, nuk po rinovon me klubin, me ndryshimin se egjiptianit i përfundon kontrata në verën e 2023. Gjithsesi, potenciali financiar i një klubi si PSG, mund të tundojë sulmuesin e Liverpool. Në merkaton e janarit do të kuptohet më mirë qëndrimet e palëve në këtë operacion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb