Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, në një intervistë të fundit ka deklaruar se për talentin Edon Zhegrova, i ftuar nga Panucci për ndeshjen e Kombëtares kundër Norvegjisë, edhe ata kanë kërkuar që ai të jetë pjesë e tyre.

Së fundmi, trajneri Panuçi ka bërë ftesë për Edon Zhegrovën. A është konsultuar trajneri i Shqipërisë me ju në lidhje me këtë rast?

Jo, nuk kemi pasur fare komunikim. Megjithatë, disa lojtarë po e keqpërdorin këtë mundësi. Për të mos thënë që shantazhojnë. Kjo, për faktin se Zhegrova është një talent dhe lojtar i ri, i cili është ftuar nga përfaqësuesja U-21 e Kosovës. Me sa duket, ai ka dashur që të ftohet menjëherë nga Kombëtarja A. Në anën tjetër, edhe trajneri juaj (Kristian Panuçi) duhet të kuptojë që këta janë futbollistë të lindur në Kosovë dhe nuk është lehtë.”

Ndërkohë vetë futbollisti i cili luan në Belgjikë me Genk në një intervistë për “Zërin” mohon që ekipet përfaqësuese të Kosovës ta kenë ftuar, ndërsa pohon se Panucci e ka bërë diçka të tillë.

“Panuçi më ka ftuar për të luajtur në Kombëtaren A me Norvegjinë në Elbasan. Jam shumë i lumtur dhe më ka ardhur shumë mirë që më ka ftuar, pasi me këtë rast po shihet puna ime që po bëj. Sidoqoftë, këto ditë do t’i kthej përgjigje atij”, ka thënë ish-futbollisti i Flamurtarit dhe i Prishtinës.

Më tej 20-vjeçari ka shtuar: “Mua nuk më ka ftuar Përfaqësuesja A e Kosovës. Kam marrë ftesë veç nga Kosova U-21 për ndeshjet e marsit. Unë do të vendos brenda 2-3 ditëve. Shumë shpejt do të dal me një qëndrim.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb