NGA BRIKENA METAJ

“Gjirokastra është një ansambël që po shkon drejt rrënimit”. Ky është opinion i shkrimtarit dhe studiuesit Moikom Zeqo gjatë një forumi publik nga përfaqësues të lartë të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Zeqo mbetet kundër vendimeve të Ministrisë së kulturës duke i cilësuar të pashpjegueshme ndryshimet e listave të monumenteve të kulturës.

Studiuesi u shpreh kundër e projektit të by-pass-it të që do të ndërhyjë në qendrën historike të Gjirokastrës. Sipas tij nga studimet e kryera rezulton se realizimi i by-passit vë në rrezik strukturën gjeologjike të qytetit dhe në veçanti pjesën e kalasë, e cila edhe pa këtë ndërhyrje ka pësuar dëmtime si pasojë e tërmeteve të një viti më parë.

Sipas studiuesit Zeqo, problem emergjent sot për Gjirokastrën është ruajtja e strukturës së kësaj kalaje.

Projekti i By-Pass-it të Gjirokastrës ka ndezur debat në komunitetin vendas dhe qarqet akademike si një shkelje e ligjeve të trashëgimisë kulturore dhe shkatërrim të një pjese të zonës historike. Por pavarësisht debate të ndezura, ky projekt vijon ende të jetë ekzistent dhe shumë shpejt i zbatueshëm.

Forumi publik i organizuar nga përfaqësues të lartë të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave mblodhi në Gjirokastër intelektualë të cilët ndanë mendime për fusha të ndryshme si Bashkimi Europian, marrëdhëniet shqiptaro-greke, apo dhe globalizimi ne fushën e gjuhësisë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: