Shkrimtari dhe studiuesi i njohur, Moikom Zeqo është i sëmurë rëndë.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja ‘Dita’.

Ish-ministri dhe ish-deputeti vuan nga leuçemia kronike. Por e përditshmja shkruan se pavarësisht se ai duhet shtruar në spital, tek Onkologjiku, atje nuk ka një vend.

“Moikomi shkoi me çanta në duar në dyert e Onkologjikut, dhe pasi ndenji gjithë ditën, i thanë të kthehet në shtëpi e të presë se do ta lajmërojnë kur të hapet një vend. Kur për një njeri publik si Moikimi nuk tregohet as kujdesi minimal, përfytyroni se ç’ndodh me qytetarët e thjeshtë të këtij vendi,” shkruan gazeta.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: