Nga: DILAVER GOXHAJ*
TIRANE – Sapo u botua në SHBA në Shtëpinë shumë të njohur Botuese “Zephyr Press” libri poetik “Zodiak” i Moikom Zeqos, i përkthyer në anglisht nga Anastas Kapurani dhe poeti i madh amerikan Wayne Miller. Miller “është një nga poetët më të mirë amerikanë bashkëkohorë”, -sipas New Yorkerit. Ai ka qenë profesor i letërsisë në Universitetin e Misurit dhe tani është profesor në Universitetin e Denverit në Kolorado. Ai ka botuar disa vëllime poetike, një antologji poetike e poetëve të Europës si dhe është editor i dy revistave letrare, të specializuara për poezinë moderne. Në 2007, BOA Edition në New York botoi librin poetik të Moikom Zeqos të përkthyer në anglisht nga Wayne Miller. Për këtë libër u shkruan disa nga vlerësimet më të larta nga poetë shumë të njohur amerikanë. Wayne Miller e ka pajisur librin “Zodiak” me një parafjalë shtjelluese dhe substanciale dhe e krahason librin e Zeqos me “Fijet e barit” të Whitmanit dhe me poetikën e Rilkes. Poeti tjetër amerikan Ilya Kaminsky ka shkuar gjithashtu për “Zodiakun” e Moikom Zeqos.

Përkthimi dhe botimi i librit me poezi “Zodiak” të z.Moikom Zeqos në SHBA ka bërë jehonë të gjerë, të cilin e kanë vlerësuar poetët më të shquar aktualë të Amerikës si Wayne Miller, Kevin D. Prufer dhe Ilia Kaminski. Përkthimi dhe botimi i këtij vëllimi poetik është kryer nga Wayne Miller, i cili e ka shoqëruar edhe me një parathënie të gjatë.

Përkthyesi dhe botuesi i “Zodiakut” të Moikom Zeqoss, Wayne Miller është ndër shkrimtarët dhe poetët më të shquar modernë të Amerikës. Ai ka lindur më 12 qershor 1954. Prej vitit 1979 Wayne Miller është bërë pjesëtar i stafit të shkrimtarëve më të mëdhenj Cape Cod Times në Hyannis, Mass. Disa prej librave të tij janë “Dy vjet në kufirin e Transplantit të Mjekësisë”, “Një njeri i pazakontë”, botuar në tetor të vitit 2011, si dhe tre vëllime me tregime të shkurtra me tmerr, mister dhe shkencë-fiction. Libri i fundit i tij është “Car Crazy” në të cilin trajtohet lufta për epërsi mes Ford dhe Olds si dhe agimi i Epokës Automobile, botuar në 3 nëntor 2015. Botimin e vëllimit poetik “Zodiaku” Wayne Miller e ka shoqëruar edhe me një parathënie të gjatë, të titulluar: “Zodiaku i Moikom Zeqos – Një labirint marramendës i metaforave”, si dhe me nëntitullin: “I ngjashëm me ‘Fijet e barit’ të Whitmanit dhe ‘Elegjitë e Daunios’ së Rilkes”.

Vlerësime
Për vëllimin poetik “Zodiaku” të Moikom Zeqos ka shkruar gjerësisht shkrimtari dhe poeti ukrainas-amerikan Ilya Kaminsky, i cili e përkufizon Moikom Zeqon “një prej poetëve që synojnë madhështinë”, duke e krahasuar me të famshmit Rilke Duino, T.S.Eliot dhe Ernesto Cardenal.

Ilya Kaminsky ka lindur në 18 Prill 1977, në Odesa, në Ukrainë. Në moshën 20-vjeçare ai shkon në SHBA, më 1993, kur familjes së tij ju dha azil nga Qeveria Amerikane. Libri i parë në anglisht i Kaminskyt “Musica Humana”, u botua nga Chapiteau Press në 2002. Librat e mëpasshëm të tij e ngritën në elitën e poezisë amerikane. Ka fituar çmimin Dorset dhe atë të Akademisë Amerikane të Arteve dhe të Letrave, si dhe Çmimin Levinson të revistës “Poetry” në 2009. Midis të tjerave Kaminsky jep këtë vlerësim për “Zodiaku” të Moikom Zeqos: “Është gjë e rrallë në ditët tona të gjesh një poet që nuk është vetëm interesant apo i zoti në aspekte të caktuara të zanatit, por edhe i pabindur (i egër, i papërmbajtur) edhe një poet vërtet i dimensioneve të mëdha dhe kompleks, i cili nuk krijon vetëm një portret njerëzor, një komunitet apo një pasqyrim, por një kozmologji të tërë; ashtu siç ishte edhe “Komedia Hyjnore”, në radhë të parë, një kozmologji – si “Elegjitë e Duino-s” së Rilkes, apo “Katër Kuartetet” e T.S. Eliotit ose, në kohët tona, ndoshta “Cantico Cosmico” (Kënga Kozmike) e Ernesto Cardenal-it.
Dhe papritur – si në një rastësi fatlume – njeriu ndesh një libër si “Zodiaku” dhe kupton që ka ende poetë në botë që synojnë madhështinë.

E adhuroj zërin e Moikom Zeqos në këtë libër – sidomos kur referenca të ndryshme shkrihen për të krijuar një përzierje të re të egër- por mbi të gjitha kam bindjen se nuk gaboj kur them se gjendemi përballë një talenti poetik të vërtetë dhe të madh kur libri ngre një kozmologji të re të veten. Nga larmia e mitologjive, traditave dhe magjive ngrihet një zë i ri që është edhe i vërtetë, edhe i bukur, edhe i çuditshëm. Ne i jemi thellësisht mirënjohës Wayne Miller-i që na njohu me këtë vepër të fuqishme dhe që e ka pasuruar traditën angleze me muzikalitetin e tij”.

Poeti tjetër i shquar amerikan, Kevin D. Prufer e përkufizon vëllimin “Zodiaku” si një libër poetik “të jashtëzakonshëm/transendent dhe tronditës”. Kevin Prufer ka lindur në vitin 1969 në Cleveland, Ohajo, SHBA. K. Prufer është poet amerikan, akademik, redaktor, dhe eseist. Librat e tij më të fundit janë “Kishat” ( 2014), “Në një vend të bukur” 2011) dhe “National Anthem” (2008). Ai ka botuar poezi, ese, dhe komente në revista letrare dhe revista përfshirë “Paris Revieë”, “American Poetry Revieë”, “Poezi” etj. Po e sjellim të plotë vlerësimin e shkrimtarit Kevin Prufer për “Zodiakun” e Moikom Zeqos: “Poezitë në Zodiakun e Moikom Zeqos rrokullisen teposhtë faqes në Poeti tjetër amerikan Kevin D.Prufer e përkufizon vëllimin “Zodiaku” si një libër poetik “të jashtëzakonshëm dhe tronditës”. Kevin D.Prufer ka lindur në 1969 në Cleveland Ohajo, SHBA. Prufer është poet akademik, editor dhe eseist i shkëlqyer.

Prufer është nga poetët e nderuar me çmime shumë të larta në SHBA. Në 2004 dhe 2007 Prufer është nderuar me çmimin ‘Pushcart’. Është profesor në Universitetin e Misurit dhe editor i revistës letrare “Plejade”. Kevin D.Prufer shkruan për “Zodiak”: “Poezitë e Moikom Zeqos rrokullisen, përhapen në mënyra që janë njëherazi sa intime aq dhe profetike, në ekstazë madje dhe të tmerruara. Gjithnjë me një mendje të fuqishme, Zeqo mediton këtu për mënyrën se si historia njerëzore, letrare, politike e sociale ekziston njëherazi në vetë vdekshmërinë tonë. “Unë shkatërroj veten”, pohon ai në një moment, “me përgjërimin për historinë” – por është një lloj shkatërrimi i bukur, i jashtëzakonshëm, transcedental dhe tronditës. Ky është një libër i mrekullueshëm, i sjellë në jetë për lexuesit në gjuhën angleze nga përkthimet e fuqishme të Wayne Millers-it dhe Anastas Kapuranit”.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: