Për Philip Morris dhe produktin e tij elektronik IQOS, këto muajt e fundit kanë shënuar një moment historik. IQOS është produkti i parë dhe i vetëm elektronik që ka marrë urdhrin MRTP nga FDA që do të thotë produkt elektronik për duhanin me risk të modifikuar.

Rreth këtij momenti historik për kompaninë, dhe jo vetëm, Moira Gilchrist, Zv Presidente e komunikimeve strategjike dhe shkencore në Philip Morris International, ishte e ftuar në një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh me gazetarë nga e gjithë bota. Seanca u zhvillua online gjatë Forumit Global të Nikotinës dhe Duhanit (GFNT), që organizohet çdo vit për të diskutuar mbi zhvillimet e nikotinës dhe duhanit.

Çfarë rëndësie ka për PMI urdhri MRTP i autorizuar nga FDA?

Për ne dhe për mua, sepse unë kam qenë e përfshirë në këtë proces, është një moment historik i rëndësishëm. Për herë të parë një produkt i ri ka marrë një urdhër MRTP me pretendimin për ekspozim të reduktuar në SH.B.A. Ky është një proces shumë i rëndësishëm që i tregon të gjithëve se jo të gjitha produktet e duhanit janë të njëjta në vitin 2020. Unë mendoj se kjo është diçka e njohur shkencërisht për shumë vite, ne po ndërtonim paketën e provave për IQOS, dhe jam shumë mirënjohës tani që FDA ndërmori një proces rigoroz duke rishikuar të gjithë shkencën tonë dhe mori vendimin për të dhënë këtë urdhër. Tani është koha që edhe vendet e tjera të shikojnë se çfarë ka bërë FDA dhe të mendojnë se çfarë do të thotë për politikat e tyre kontrolluese të duhanit. Ata duhet të mendojnë se çfarë do të thotë të sjellësh jo vetëm produktet më të mira për të rriturit që përndryshe do të vazhdonin të pinin duhan, por edhe informacionin që mund t’i ndihmojë ata të bëjnë zgjedhjet e tyre.

Kur mendoni se shembulli i FDA do të ndiqet nga vendet e tjera?

Koha është tani. Kjo risi ekziston. Shkenca demonstron se ato janë alternativa më të mira për ata që vazhdojnë të pinë duhan, që të kalojnë plotësisht. Nuk ka asnjë arsye për vonesë, asnjë arsye për të menduar më gjatë. Ne e dimë nga shembulli i FDA që është e mundur të futen këto produkte në treg dhe të lejohet komunikimi tek të rriturit që pinë duhan.

Si mendoni se do të reagojnë duhanpirësit në të gjithë botën pas njoftimit të FDA?

Duhanpirësit janë të gjithë të interesuar në përgjithësi për alternativat për të vazhduar pirjen e duhanit. Mendoj se ekziston një interes i lartë për duhanpirësit në të gjithë botën. Ajo që duhanpirësit mund të bëjnë është të informojnë veten dhe të blejnë zgjedhjet më të mira që ekzistojnë sot. Gjëja më e mirë që çdo person që pi duhan mund të bëjë është të heqë dorë plotësisht, por ne gjithashtu e dimë që shumica e duhanpirësve në çdo vend nuk e lënë duhanin. Prandaj, ata njerëz duhet të armatosen me informacione mbi zgjedhjet më të mira që ekzistojnë sot si IQOS dhe ata duhet të kalojnë plotësisht dhe ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur.

A prisni që shëndeti publik dhe rregullatorët të sillen ndryshe nga tani?

Unë thjesht inkurajoj të gjithë ata që janë të përfshirë në rregullatorë, duke bërë politika për alternativat e reja novatore ndaj cigareve që të ri mendojnë për politikat që janë në vendin e tyre. Nëse ato politika e bëjnë qartë diferencën. Format më të dëmshme të konsumit të nikotinës si cigare duhet të jenë objekt i një rregullimi të rreptë. Përveç kësaj, në anën tjetër ka alternativa më të mira që provohen nga shkenca për të zvogëluar ekspozimin e njerëzve ndaj kimikateve të dëmshme krahasuar me vazhdimin e pirjes së duhanit. Ata duhet të mendojnë me kujdes për rregullimin e tyre duke i dalluar këto dy kategori. Si mund ta dijë një duhanpirës që ekziston një produkt më i mirë, ose të dijë që është ndryshe nga vazhdimi i pirjes së duhanit, kjo është vetëm përmes informacionit dhe qasjes në produkte. Besoj se mund të kemi një ndikim të matshëm në shëndetin publik në një kohë shumë të shkurtër.

111
111

A mendoni se reduktimi i dëmit me produkte elektronike të shtrenjta do të ishte në gjendje të funksiononte në vendet me të ardhura të ulëta?

Sigurisht, reduktimi i dëmit është për çdo të rritur që pi duhan kudo në botë. Ne kemi një sërë produktesh të ndryshme që u përshtaten preferencave të të rriturve. Ekzistojnë produkte për kategori të ndryshme çmimesh, gjë që është shumë e rëndësishme dhe kompania është e përqendruar në këtë, në sjelljen e këtyre produkteve jo vetëm në vendet e zhvilluara, por edhe sjelljen e tyre në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për të siguruar që të gjithë të kenë mundësi për alternativa më të mira.

A duhet t’i besojmë shkencës së PMI?

Përgjigja ime është e njëjtë, ju nuk keni nevojë të besoni sepse ne i kemi bërë të gjitha publike, ju mund të kontrolloni të dhënat dhe të ri analizoni nëse dëshironi. Ju mund të shikoni të gjitha aplikimet tona në faqen e internetit të FDA. Ju nuk keni nevojë të besoni se mund të shkoni dhe të vëzhgoni vetë. Është thelbësore të jesh i hapur dhe transparent për t’i lënë njerëzit të dalin në përfundimet e tyre.

Cili është ndryshimi midis produktit tuaj pa djegie dhe atyre nga kompanitë e tjera? A mbështeten ata në të njëjtën shkencë?

Unë nuk mund të flas për kompani të tjera por mund të flas për kompaninë tonë, e cila ka investuar më shumë në zhvillimin e këtij produkti. Ne e kemi bërë këtë për më shumë se një dekadë. Prova është se produkti IQOS është produkti i parë dhe i vetmi elektronik i autorizuar si produkt duhani me risk të modifikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: